Prokuroria nis hetimet, një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave - NACIONALE

Prokuroria nis hetimet, një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e shteti ka nisur një rast hetim në QKUK, i cili ka për qëllimin hetimin e neglizhencës se mjekëve.

Kjo pasi një grua ka akuzuar mjekët se si rezultat i neglizhencës se tyre në Gjinekologji ka humbur dy foshnje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka njoftuar se prokurori i shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.

“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë Ulaj për Klankosova.tv.

Sipas saj, rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Pretendimet e gruas që i ka humbur dy foshnjat e saj i ka mohuar Klinika e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, ka thënë për Klankosova se rasti nuk ka ndodhur në këtë klinikë.

Në fakt, rasti ka ndodhur të shtunën. Nuk ka ndodhur brenda Klinikës së Gjinekologjisë, ka ndodhur jashtë saj. Kjo ka qenë abort, kjo ka qenë shtatzënë në javën e 21-të dhe ne deri në javën e 28-të e konsiderojmë abort”, është shprehur Ndrejaj.

Sipas tij, foshnjat kanë qenë të vdekura më herët.

Ajo ka ardhur në klinikë e ka kryer lindjen. Foshnjat kanë qenë të vdekura”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme