Prokuroria bën të ditur se kanë filluar hetimet për shkakun e vërshimeve në Pejë - NACIONALE

Prokuroria bën të ditur se kanë filluar hetimet për shkakun e vërshimeve në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfimuar se kanë filluar hetimet rreth shkakut të vërshimeve të mbrëmshme, ku si pasojë kanë humbur jetën dy qytetarë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se Prokuroria Shtetit së bashku me hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nikçi ka thënë se ata kanë dalë afër shtëpisë së viktimave për të parë nga afër shkakun e vërshimeve.

“Prokurorja e krimeve të renda, mbrëmë fillimisht ka dal në vendin e ngjarjes dhe në Spitalin Rajonal te Pejës. Sot gjate ditës Prokurorja e Shtetit bashke me hetuesit policore kane dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër shtëpisë së viktimave, për të parë nga afër shkakun e vërshimeve. Ketë faze jemi në mbledhje të informatave.” – ka thënë Nikçi.

Lajme të ngjashme