Rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Asllan Qeshme” në Pejë - NACIONALE

Rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Asllan Qeshme” në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është rikthyer furnizimi me ujë në lagjen “Asllan Qeshme” në komunën e Pejës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar sistemi i ujësjellësit në lagjen “Asllan Qeshme” ishte dëmtuar për shkak të shiut dhe breshëritë të mbrëmshëm.

Sipas njoftimit, ekipet kanë punuar 16 orë për të rikthyer ujin në këtë lagje.

Njoftimi i plotë:

KRU 'Hidrodrini' - Pejë

Informacion i përditësuar / Rikthehet furnizimi në 'Asllan çeshme'

Rrebeshi i mbrëmshëm i shiut dhe breshërit që pasoi me vërshime në Pejë, solli defekte edhe në sisitemin e ujësjellësit në B.T. 'Asllan çeshme'.

Pas intervenimeve të menjëhershme dhe pas rreth 16 orë punë intensive të specialistëve të terrenit, tashmë furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer edhe për konsumatorët e 'Asllan çeshme'-së.

Dëmtime të evidentuara dhe sanuara me intervenim në sistem furnizues brenda kësaj bashkësie, janë regjistruar në rrugët 'Azem Bejta', 'Mbreti Bardhyl' dhe 'Tahir Coli'.

Respekt për ekipet e punonjësve të KRU 'Hidrodrini'. Të njejtit, gjatë punës, janë vizituar për tu mbështetur për angazhimin vetmohues edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena.

Kompania mbanë të ngritur shkallën e gatishmërisë!

Me respekt;

Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini'-Pejë

Lajme të ngjashme