Projektbuxheti për vitin 2025, Gashi: Ka ndodhë një shkelje procedurale që përmban shkelje kushtetuese
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se pushteti po tenton të bëjë ndryshime në ligjin për paga dhe në ligjin për tatimin në prona të paluajtshme përmes buxhetit për vitin 2025.
Madje, ai ka thënë se ka ndodhur një shkelje procedurale që përmban shkelje kushtetuese.
“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje Kushtetuese. Me ligjin për ndarje buxhetore tentohet që të ndryshohet ligji për pagat për zyrtarët publik dhe ligji për tatimin në prona të pa luajtshme. Këto përbëjnë shkelje Kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amandamentin. I bëjmë thirrje presidentes që të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërri që me një ligj tri herë me shkel Kushtetutën.” – ka thënë ai, sipas EO.