Profesori serb: Kosova s’mund të anëtarësohet në OKB, edhe nëse Vuçiqi e nënshkruan marrëveshjen - NACIONALE

Profesori serb: Kosova s’mund të anëtarësohet në OKB, edhe nëse Vuçiqi e nënshkruan marrëveshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marko Milanoviq, profesor i së drejtës ndërkombëtare e ligjërues në Universitetin Reading, e ka komentuar marrëveshjen evropiane, ashtu siç njihet tashmë edhe zyrtarisht plani franko-gjerman. Në komentin e tij, raporton N1, Milanoviq ka thënë se përkundër mundësisë së nënshkrimit të marrëveshjes evropaien, Kosova “nuk do ta ketë të mundur të anëtarësohet në OKB edhe për shumë vite”.

Sipas profesorit serb që ligjëron në universitetin anglez, marrëveshja evropiane nuk është një marrëveshje ndërkombëtare.

“Nuk është një marrëveshje ndërkombëtare, por një marrëveshje politike që përfaqëson një hap përpara për të konkluduar një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshe”deklaroi Milanoviq, transmeton N1.

Ai ka treguar se procedura për t’u anëtarësuar në OKB është e komplikuar.

“Pra që Kosova të pranohet në OKB duhet të votojnë 9 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe asnjë anëtar që ka të drejtën e vetos, nuk duhet të kundërshtojë atë. Si Rusia ashtu edhe Kina duhet të pajtohen me këtë. Gjithashtu dy të tretat e anëtarëve që marrin pjesë në seancë duhet të votojnë për pranimin e Kosovës. Prandaj, nëse Vuçiqi do ta nënshkruante atë marrëveshje me vulën dhe gjakun e tij, Kosova nuk mund të hyjë nesër në Kombet e Bashkuara. Kosova nuk do të mund të hyjë në Kombet e Bashkuara për vite të tëra. ” – tha ai.

Lajme të ngjashme