Profesori i UP-së: TIKA turke si Kisha Ortodokse Serbe, shtyn agjenda fetare në Kosovë
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Arsim Canolli, ka komentuar intervenimin e organiztës shtetërore turke “TIKA” në shadërvanin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.
Në fakt, ai ka komentuar “shndërrimin” e saj në “abdeshane”, pra vend ku besimtarët myslimën marrin abdes, ritual i nevojshëm për të kryer namazin.
Canolli në shkrimin e publikuar për mediumin Koha.net, e ka krahasuar TIKA-n turke me Kishën ortodokse serbe.
“Ky restaurim është bërë nga TIKA, organizata e qeverisë turke në Kosovë. TIKA ka bërë edhe punë të mira në Kosovë. Turqia është vend mik. Populli turk është popull mik. Por, duket se TIKA ka strategji silente fetare. Duket sikur funksionon njësoj sikurse Kisha Ortodokse Serbe: gjithnjë nën rrogoz, duke shtyrë agjendën e vet fetare.” – shkroi Canoli.