Profesori amerikan për draft-statutin e Ramës: ''I bën gjërat më të vështira për Kurtin" - NACIONALE

Profesori amerikan për draft-statutin e Ramës: ''I bën gjërat më të vështira për Kurtin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan, njëherësh edhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka folur në lidhje me situatën e Kosovës, dhe me draft-statutin e Edi Ramës dërguar në Gjermani e Francë.

Serwer lidhur me draft-statutin e propozuar nga Edi Rama, ka thënë se nuk ishte i nevojshëm, dhe se vetëm i komplikon gjërat.

‘’Ky është një kompikim që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin, dhe mua më duket që Sali Berisha ka të drejtë. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të vijë diçka nga Prishtina në këtë çast që kanë rrjedhur gjërat. Kjo nuk duhet të vijë nga Beogradi apo nga Edi Rama’’- tha ai.

Ai shtoi se ka ardhë koha që Kurti të vijë me një propozim i cili do të ishtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

"Nevoja e duhur tani është që Kosova të vijë me një propozim. Kryeministri Kurti duhet të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës’’- tha Serwer në një intervistë për Euronews Albania.

Serwer shtoi se ShBA-të dhe Europa duhet t’i ndihmojnë Kosovës, për arsye se, sipas tij, kjo është gjëja më e nevojshme në këtë moment.

Ndër të tjera shtoi se Kurti duhet të bëjë përpjekje që të afrojë ndërkombëtarët.

"Prishtina ka nevojë për mbështetjen e ShBA-ve dhe Europës në mënyrë që të zgjidhin problemet e tyre diplomatike. Pra unë do të doja të shihja një përpjekje të vërtetë nga Kurti, i cili do të afrojë atë me ShBA-të dhe me Europën’’- tha Serwer.

Ai tha se Vuçiqi po përpiqet të marrë kontrollin e serbëve në veri, dhe diplomatët duhet të jenë të bindur se problemi qëndron tek Beogradi.

‘’Vuçiqi po përpiqet të marë kontrollin e serbëve në veri të Kosovës, dhe kjo do cenojë sovranitetin territorial të Kosovës. Diplomatët duhet të jenë të bindur, se problem qëndron në Beograd’’- tha Serwer.

Serwer shtoi se përkundër faktit se mendon se draft-statuti i Edi Ramës nuk është gjëja e duhur, Shqipëria, Maqedonia e Mali i zi duhet të jenë të gatshme për të ndihmuar, vetëm nëse kërkohet ndihma e tyre.

‘’ Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar, nëse kërkohet ndihma e tyre’’- shtoi ai

Lajme të ngjashme