Profesori amerikan për Abdixhikun e Krasniqin: Të përgjegjshëm, Kosova ka nevojë për ta - NACIONALE

Profesori amerikan për Abdixhikun e Krasniqin: Të përgjegjshëm, Kosova ka nevojë për ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan, Edward P. Joseph është takuar me liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, gjatë vizitave që këta po zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joseph, ka njoftuar në Twitter për dy takimet që mbajti me Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës e Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fotografive të publikuara nga këto takime, Joseph u ka bashkëngjitur përshkrime të ngjajshme për dy opozitarë, duke i vlerësuar si “figura të përgjegjshme”.

“Shumë mirë të takohesh me një figurë të përgjegjshme opozitare si Lumir Abdixhiku, lider i LDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk ecin në kurthet e Beogradit, dhe gjithmonë ecin me ShBA-në”, shkroi ai fillimisht për takimin me Abdixhikun.

Ndërkaq, më vonë, ai njoftoi edhe për një takim me Krasniqin, duke e quajtur edhe atë “lider të përgjegjshëm”.

“Shumë mirë të takohesh me një figurë të përgjegjshme opozitare si Memli Krasniqi. Kryetar i PDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk ecin në kurthet e Beogradit, dhe që gjithmonë ecin me ShBA-në”, tha ai.

Mesazhi qendror i dy kryeopozitarëve nga këto vizita, ishte nevoja për bashkërëndim të hapave të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tyre, Qeveria Kurti nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në, të cilën e cilësuan aleat strategjikë të Kosovës.

Lajme të ngjashme