Profesor Ramabaja e shpall të vdekur Ballkanin e Hapur: U stivua në morg
Sot u mbajt një samit në Berlin ku me ç'rast janë arritur disa marrëveshje, të rëndësishme, ku njëra prej tyre është lëvizja e lirë me karta identiteti në Ballkani Perëndimor.
Në lidhje me këtë samit ka shkruar edhe analisti Sadri Ramabaja i cili ka thënë se sot në Berlin "Ballkani i hapur" sot, de fakto, u stivua në morgun e historisë.
Ky është postimi i tij.
Sot në Berlin kryeminsirat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit” tri marrëveshje, të dakorduara më 21 tetor:
1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor;
2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor;
3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore.
Ky proces dëshmoi se mbetet ashtu si ishte projektuar, si “domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi gjeopolitike.”
"Ballkani i hapur" po sot, de fakto, u stivua në morgun e historisë.
Vlen të thuhet se nikoqire e samitit të ri të Procesit të Berlinit do të jetë pikërisht Shqipëria, vend që është bashkuar me nismën e Ballkanit të Hapur.
Tri shtetet anëtare të kësaj nisme rajonale - Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e V. - nuk kanë thënë deri tash se janë zmbrapsur nga ideja e tyre. /Nacionale/