Profesor Maloku qorton ashpër Amerikën: "Nëse bëhet me Serbinë duhet ta dijë se gabon rëndë" - NACIONALE

Profesor Maloku qorton ashpër Amerikën: "Nëse bëhet me Serbinë duhet ta dijë se gabon rëndë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i mirënjohur universitar, Fadil Maloku, në një status tjetër me gabime drejtshkrimore ka bërë një ‘kërcënim’ ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Deklaratat e rënda të profesor Malokut vijnë pas kritikave që ambasadori amerikan Christopher Hill ia bëri Kosovës në lidhje me takimin e 18 gushtit Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Maloku paraprakisht kishte thënë se ishte “i shqetësuar” për këto deklarata, por tashmë duket se ka ndërruar mendje.

“E kam thënë dhe po e ripërsëris: interesat shqiptare në Ballkan në fazat AFATGJATE përputhen 100% me ato amerikane! Mirëpo, nëse Amerika ka plane që në të ardhmen ta bëjë “hisedare” afatshkurtër edhe Serbinë, duhet ta dijë se gabon rëndë...” - është shprehur ai derisa në fund ka vënë edhe një figurë që shpreh hamendje.

Maloku bëri bujë me një status edhe javën e kaluar për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore. Ai kritikonte mësimdhënësit filloristë që mund të kishin pagë 420 euro përkundër që vetë mund t’i merrte si profesor universtar deri në 3500 sosh.

Lajme të ngjashme