“Profesor…”, Feraj kujton bisedën me Kurtin më 2014: Zajednica nuk kalon
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin i është kthyer pak historisë. Më saktësisht, z. Feraj, që është njëri i rëndësishëm i VV-së nga Tirana, ka kujtuar një bisedë me Kurtin në vitin 2014.
Ai ka treguar se gjersa po ecte në bulevardin “bri hotelit Tirana International”, ai shkroi se çka i tha Kurtit.
“2014 - Bisedë me Albin Kurtin
Ditë e bukur marsi. Teksa ecnim bulevardit, bri hotelit Tirana International, i them:
- Më duket se po nxitohemi me ardhë në pushtet. Mirëpo LVV më parë ka mision emancipimin politik të popullsisë, krijimin e qytetarisë aktive..., duke qenë në radhët e saj...” – shkroi ndër të tjera ai.
Në fund, Feraj ka shkruar parullën e njohur të VV-së “Zajednica nuk kalon”.
