Privati ia ‘gëlltitë’ mjekët QKUK-së, shifra të frikshme të largimit mantelbardhëve në tri javët e fundit - NACIONALE

Privati ia ‘gëlltitë’ mjekët QKUK-së, shifra të frikshme të largimit mantelbardhëve në tri javët e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Çdo javë nga 4 mjekë raportohet se i kanë braktisur institucionet publikë shëndetësore. Veç për tri javët e fundit 13 mjekë i kanë dorëzuar mantelet e bardha nga spitalet publike kosovare.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu jep arsyet e largimit të këtyre mjekëve. Largimet sipas tij kanë ndodhur si pasojë e pagës së ulët e kushteve të punës.

Vetëm për këto tri javë i kemi 13 edhe ma shumë tani që është më agresive sektori privat do t’i tërheq sepse nuk është njëjtë të paguhen mjeku specialist me një rrogë 1200 euro siç flitet do të thotë nëse shkon 100, 110 në 1300 euro sikur në sektorin privat që i merr minimum 2500 deri në 3000 euro”, thotë ai.

Sejdiu sqaron edhe për arsyet që po i çojnë mjekët që ta braktisin sektorin publik shëndetësor në Kosovë. Kryefjalë mbetet paga e ulët por edhe kompensimi jo i duhur financiar.

“Nuk është e gjithë çështja e se të gjithë janë koncentruar në shumën e koeficientit. Ne problemin e shohim në pjesë tjetër të ligjit. Tek pjesa narrative, te shtesat, tek pagesat e kujdestarive aty është problemi më i madh që duhet të reflekton me problemin e punëve të përditshme të mjekut, por edhe të punëtorëve tjerë shëndetësorë aty shumë pak janë të fokusuar. Ne si mjekë mund ta konsiderojmë se jemi renditur mirë, e pranueshme se sa do të jetë koeficienti ajo është e Qeverisë, por se 1 nga 3 arsyet që mjekët janë duke e lëshuar Kosovën, mjekët janë duke e lëshuar sistemin publik kah privati është pikërisht edhe kompensimi financiar”, thotë Sejdiu.

Lajme të ngjashme