"Pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm": Abdixhiku takon banorët e fshatit Sallabajë të Podujevës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Sallabajë në Podujevë të hënën.
Abdixhiku theksoi se edhe në këtë fshat pa entuziazëm të jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë.
Ai përmendi numrin 124, me të cilin LDK-ja garon në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke tehksuar se ky është simboli i ndryshimeve që partia do të sjellë.