“Priten largime nga VV-ja” – Deputeti i PDK-së paralajmëron zgjedhje të reja së shpejti - NACIONALE

“Priten largime nga VV-ja” – Deputeti i PDK-së paralajmëron zgjedhje të reja së shpejti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, po paralajmëron se në Kosovë mund të ketë zgjedhje së shpejti.

Këtë e ka arsyetuar me disa mospajtime që janë brenda VV-së, e që sipas Haxhiut do të largohen edhe disa deptuetë.

“Duket që ka mos marrëveshje të thella brenda grupit parlamentar të VV-së. I keni parë edhe me rastin e votimit të disa ligjeve që kryetarja e grupit parlamentar vraponte për t’i lutur deputet për t’i votuar ligjet të cilat i ka sjell Qeveria. Ka një mos marrëveshje të grupit të interesit përbrenda vetë grupit parlamentar të VV-së. Tani më i kemi disa largime nga grupi, prite që të ketë edhe largime të tjera, bazë zhvillimeve të cilat po janë për brenda Kuvendit”, tha ai për Ekonomia Online.

“Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj bazë zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendi që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkoj në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, tha ai.

Lajme të ngjashme