Prishtinë: I gjuan tre persona me kallashnikov, më pas e fsheh armën në shportë të mbeturinave - NACIONALE

Prishtinë: I gjuan tre persona me kallashnikov, më pas e fsheh armën në shportë të mbeturinave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Prishtinë.

Një i dyshuar ka shtënë me armë AK-47 në drejtim të një veture ku ishin tre persona.

Më pas i dyshuari armën me të cilën ka shtënë, e kishte fshehur në një shportë të mbeturinave. Megjithatë, Policia e ka konfiskuar edhe armën edhe 27 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme