Prishtinasi arrestohet pasi kanosi gruan që ishte në lidhje dashurie
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur një grua me të cilën ka qenë në lidhje dashuri.
Sipas policisë, i dyshuari edhe më parë e kishte kanosur viktimin dhe se rasti ka qenë i denoncuar në polici.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Prishtinë 18.02.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
