Gjendet e vdekur një grua në Prizren, dëshmitari: Që dy ditë nuk ishte parë - NACIONALE

Gjendet e vdekur një grua në Prizren, dëshmitari: Që dy ditë nuk ishte parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës po heton vdekjen e një gruaje në fshatin Reçan të Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dëshimitari bashkë me fqinjët e saj hapën derën e shtëpisë dhe gjetën viktimën pa shenja jete.

“Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.” – thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme