Prishtina “pushtohet” nga shiu, Rama kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi
Pothuajse të gjitha lagjet e Prishtinës janë “pushtuar” nga shiu. Vërshimet që filluan pasditën e së dielës, për pak orë e kanë bërë kryeqytetin vështirë të kalueshëm edhe me anë të veturave.
Gazeta Nacionale, ka publikuar disa video, ku shihen disa nga lagjet e Prishtinës në gjendje të vështirë.
Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as Stacioni i Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni me numër 4 i cili tashmë është në gjendje alarmante.
Nga pamjet e siguruara nga Nacionale shihet se reshjet kanë shkaktuar dëmtime të mëdha brenda objektit.
Rama pas shiut të rrëmbyeshëm: Qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose në zona të sigurta, pas shiut të madh që po vazhdon të bie në kryeqytet.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet , ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë.” – ka shkruar Rama.
Rama, tutje ka udhëzuar qytetrët që në rast të problemeve të kontaktojnë numrat përkatës.
“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
080012233 dhe 080012244.Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca” – ka nënvizuar i pari i Kryeqytetit.
Vështirësi qarkullimi kanë pasur edhe linjat e Trafikut Urban.