Prishtina angazhon një kompani private për largimin e mbeturinave
Prishtina, Fushë Kosova, Drenasi dhe komunat të cilat varën nga kompania e mbledhjes së mbeturinave ''Pastrimi'', sot janë mbuluar nga mbeturinat.

Krejt kjo ka ardhur pasi që kompania ''Pastrimi'', ka hyrë në grevë.
Punëtoret e kësaj kompanie, kanë kërkuar rritje të pagave, pasi që aktualisht punojnë më 300 euro në muaj dhe më mjete të ster- vjetruara.
Punëtoret kanë deklaruar se pa plotësimin e kërkesave të tyre ata nuk do të ndalin grevën.
Kjo grevë ka irrituar të parin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka deklaruar se kjo grevë është e pa pranueshme.
“Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.”-ka shkruar Rama.
Madje Rama, nuk ka qëndruar duarkryq, pasi që ka angazhuar një kompani private për të mbledhur mbeturinat e kryeqytetit.
Në fotografitë e siguruara nga Nacionale, kamionët e kompanisë private ''Eco Company'', janë parë duke mbledhur mbeturinat e kryeqytetit.

Nacionale ka tentuar që të kontaktojë më këtë kompani por numri zyrtare i tyre ka qenë jashtë përdorimit.