“Prioriet çmilitarimi i veriut dhe largimi i njësive speciale”: Del raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave - NACIONALE

“Prioriet çmilitarimi i veriut dhe largimi i njësive speciale”: Del raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave

2 javë më parë

nga NACIONALE

“...Çmilitarizimi i veriut është top prioritet...Kosova duhet të largojë njësitë speciale policore nga veriu... Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi aktivitetet paraushtarake dhe t’i ndjek penalisht të përfshirët në vrasjen e policit kosovar...Autonomia për serbët e Kosovës është esenciale për çfarëdo aranzhimi që e çon Kosovën plotësisht në sistemin ndërkombëtar...Fushata dorërëndë e Kosovës për të shtruar autoritetin në veri rrezikon të provokojë rezistencë të mëtejmë të dhunshme...BE dhe ShBA duhet t’i bëjnë presion Kosovës t’i jep fund ndalesës për importet ushqimore dhe mjekësore nga Serbia...Kosova mund të mos marrë më kurrë marrëveshje më të mirë (se Marrëveshja Bazike)...Taktikat dorë-rënda sugjerojnë që objektivi i Kurtit është t'ju tregojë veriorëve kush është bosi e jo t'ua fitojë zemrat dhe mendjet...”

Këto, në përgjithësi, ishin disa prej konkluzione të nxjerra nga Organizata “Grupi Ndërkombëtar i Krizave” në raportin e fundit botuar më 2 prill (sot) 2024.

Qysh në fillim të raportit nisin kritikat për siç shkruajnë ata, “fushatën me dorë të rëndë e Kosovë për të vendosur autoritetit në veri” për çka vlerësojnë se “kjo rrezikon të provokojë rezistencë të dhunshme edhe të mëtejme”.

Kosova duhet të bashkëpunojë me paqeruajtësit e NATO-s për çmilitarizimin e veriut. Në përputhje me marrëveshjet e paplotësuara të kaluara, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm drejt sigurimit të vetëqeverisjes për pakicën serbe të veriut. Zgjedhjet e reja lokale duhet të pasojnë, së bashku me fundin e bojkotit të serbëve të veriut ndaj institucioneve qeveritare”, shkruhet në raport.

Në raport shkruhet që në start se Kosova “po fiton betejën për kontrollin e veriut të rrebelluar me shumicë serb” por se krahas kësaj “shpresat për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi po zbehen”.

Prishtina duhet të tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të ndihmojë në parandalimin e aktivitetit të mëtejshëm paraushtarak”.

Prioriteti kryesor është demilitarizimi. Kosova duhet të tërheqë njësitë e saj speciale të policisë nga rajonet me shumicë serbe dhe, derisa ta bëjë këtë, duhet t'i dislokojë ato me masë dhe vetëm në koordinim me paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s, të cilët veriorët i shohin si më të besueshëm duke pasur parasysh përkushtimin e tyre për neutralitet. Për të rritur ndjenjën e sigurisë së Prishtinës, KFOR-i duhet të ndihmojë Kosovën të kontrollojë kufirin e saj, të parandalojë kontrabandën e mëtejshme të armëve të rënda dhe të gjejë depo të sjella më herët”.

Nga ana e saj, Serbia duhet të pushojë së mbështeturi aktivitetin paraushtarak dhe të ndjekë penalisht ata që janë përfshirë në vrasjen e policisë së Kosovës në masën që janë nën juridiksionin e saj. Në mungesë të një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse, barra do të jetë mbi BE-në, SHBA-në dhe NATO-n për të ruajtur paqen dhe për të shmangur përshkallëzimin derisa kushtet për një marrëveshje të negociuar të jenë pjekur. Kjo do të nënkuptojë presionin si Prishtinës për tërheqjen e policisë speciale dhe Beogradit për të ndërmarrë hapat e lartpërmendur, duke mbajtur dhe, nëse është e nevojshme, duke përforcuar praninë paqeruajtëse të NATO-s”, vazhdon raporti.

Pika tjetër që vazhdohet në raport është siguria e minoritet serb qoftë ajo “me ose pa autonomi për ta”

BE-ja i bëri thirrje Kosovës që të krijojë institucione të qëndrueshme demokratike pjesëmarrëse për pakicën e saj serbe, por pa dobi”.

s

Një nga pengesat kyçe që identifikohet në raport është refuzimi i Serbisë për t’i qëndruar asaj me të cilën është pajtuar: njohja de-facto e Kosovës.

Marrëveshja e BE-së është e paqartë për këtë çështje, por Franca, Gjermania dhe Italia e shprehën atë në deklaratat e mëvonshme dhe Serbia e refuzon kategorikisht kërkesën. Njohja de facto do të thotë ta trajtosh Kosovën si një shtet të pavarur pa një deklaratë formale dhe pa pëlqim që shtetet dhe organizmat e tjera ndërkombëtare si OKB-ja ta njohin dhe ta pranojnë si anëtare. Serbia është e gatshme të merret me Kosovën një për një, por e vendosur të mbajë statusin e saj si çështje të hapur”, shkruhet në raport.

Kjo pjesë e raportuar është vetëm pjesa e përmbledhjes së raportit. Nacionale do të raportojë edhe për kapitujt individual të raportit në vazhdim...

Lajme të ngjashme