Prezantimi i skemës për shtesat e fëmijëve, Bajrami: Fillojë zyrtarisht fushata me "skema për blerje të votave"
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, skemën e re të Qeverisë së Kosoëvs për rritjen e shtesva për fmijët, po e sheh si fillim i fushatës për “blerjen e votave”.
Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka thënë se brengë e ka votën e qytetarëve dhe se qytetarët nuk janë brenga e tij.
“Ju nuk jeni brenga e Albin Kurtit, vota juaj është. Sot, në emër të mirëqenies së fëmijeve Qeveria e dështimve dhe e korrpucionit filloj zyrtarisht fushatën me ''skema për blerje të votave''. Po ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysëm si pasojë e çmimeve më të larta në këmbim të votës. Mos u mashtroni!”
“Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, mëqe jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçiktë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat.”
“Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshirfor - nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i saj: