Prevlukaj i PDK-së: Figura e Jusuf Gërvallës duhet të nderohet, por në krahasim me krerët e UÇK-së kontributi i tij është minimal - NACIONALE

Prevlukaj i PDK-së: Figura e Jusuf Gërvallës duhet të nderohet, por në krahasim me krerët e UÇK-së kontributi i tij është minimal

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Historiani Genc Prevlukaj, Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth diskursit të Guxo-s se “nuk u votua e bija e Jusuf Gërvallës”, tha se figura e heroit Gërvalla duhet nderuar – por se në krahasim me krerët e UÇK-së “kontributi i tij është minimal”.

“Kontributi dhe figura e Jusuf Gërvallës meriton dhe duhet të nderohet, mirëpo vepra e tij krahasuar me atë të krerëve të UÇK-së, në rrugëtimin drejt lirisë është minimal.

Prandaj nuk mund të moralizojë dikush që ka krijuar narrativën më të poshtër kundër krerëve të luftës, duke thënë se nuk e votuat të bijën e Jusufit, e cila praktikisht nuk bind për asgjë”, tha Prevlukaj.

Lajme të ngjashme