Pretendimet për rritje ekonomike, Haradinaj: Populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? - NACIONALE

Pretendimet për rritje ekonomike, Haradinaj: Populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pretendimet e tij të fundit për një rritje ekonomike prej 33% në Kosovë. Haradinaj sugjeroi të tjerët se në vend që të angazhohen në një debat për saktësinë e deklaratave të Kurtit, fokusi duhet të zhvendoset në implikimet e pretendimeve të tilla në inteligjencën dhe dinjitetin e popullit kosovar.

"Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike." - tha ai.

Lajme të ngjashme