Presidentja thotë se s’shkoi në pushime në Korçë me familje: Këto po shndërrohen në tema - NACIONALE

Presidentja thotë se s’shkoi në pushime në Korçë me familje: Këto po shndërrohen në tema

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Presidentes ka realizuar një intervistë më ndryshe, ku ka folur edhe për jetën e saj private.

Osmani në emisionin “Radar” ka thënë se prej kur është bërë presidente, më shumë i mungon koha me familjen e saj.

“Natyrisht, kisha pas dëshirë me pasë shumë ma shumë kohë me vajzat e mija, dhe familjen në përgjegjësi. Ato i kanë nëntë vjet, ngarkesa në shkollë është shumë më e madhe, edhe pse çdo natë bashkë me bashkëshortin punojmë me to, tash e kanë kohën e testeve, ngarkesa është shumë e madhe, kështu që tentojmë me i mbështet, me iu ndihmu.” - ka thënë ajo.

Presidentja e ka treguar edhe një rast se nuk kishte shkuar në pushime me familjen e saj në Korçë, për shkak se “këto po shndërrohen në tema”.

“Edhe ato më mungojnë shumë, më mungon privatësia sepse asgjë thuajse më nuk është private. Ta zëmë, prindërit e mi me motrat, vllaun kanë qenë në Korçë, janë pastaj këto protokollet e sigurisë që nuk mundesh me shku duhesh me i organize, qysh i organizon policia.” – ka thënë ajo.

Këtu ndërhyri gazetarja Edita Doli e cila i tha: “Ishe bo lajm presidente….”.

“…meqenëse këto pastaj në vend se me kalu kohë kualitative shndërrohen ën tema, e lash nuk shkova fare, që janë momente…” – ka thënë presidentja në përgjigjen e saj.

Lajme të ngjashme