Presidentja Osmani takon në Washington kongresmenin Palmer: Amerika ka rol ekzistencial
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kongresmenin Gary Palmer gjatë udhëtimit të saj në ShBA.
Osmani ka njoftuar për këtë takim në llogarinë e saj në Twitter, duke u shprehur mes tjerash edhe si vijon:
“Ne diskutuam rolin ekzistencial të Amerikës përgjatë historisë tonë, rëndësinë parësore të bashkëpunimit në siguri dhe nevojën që demokracitë të bëhen bashkë për t’i dalë kundër autokratëve.”
Gary Palmer është kongresmen amerikan nga Partia Republikane.
E pranishme në udhëtimin e znj. Osmani në Amerikë është parë edhe Donika Kadaj Bujupi, ish analiste televizive dhe ish anëtare e AAK-së.
Postimi i plotë:
Grateful to have met with @USRepGaryPalmer during a short trip to DC.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 10, 2023
We discussed America's existential role throughout our history, the paramount importance of security cooperation and the necessity for democracies to come together to stand against autocrats. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/o2DV2zuQB9