Presidentja Osmani takohet me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Përmes një komunikate për media, presidenca ka bërë të ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.” – thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.