Presidentja Osmani sot pret në takim shefen e USAID-it
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot e pret në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim nesër me datë 13 maj 2023 në orën 8:00, Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Znj. Power do të deklarohen për media”, është thënë në njoftim.
Shefja e USAID-it dje është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë një konference për media, zyrtarja amerikan ka bërë me dije se Kosova duhet të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.
Ajo k thënë se Kosova në këtë proces duhet t`i zbatojë të gjitha marrëveshje, përfshirë Asociacionin.