Presidentja Osmani e ministri Vitia sot vizitojnë QKUK-në - NACIONALE

Presidentja Osmani e ministri Vitia sot vizitojnë QKUK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, do të vizitojnë sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Vizita e tyre po bëhet pasi Klinika e Gjinekologjisë planifikon që të fillojë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Vizita do të fillojë në ora 11:00.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Gjinekologji, QKUK)” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme