Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë dhe Gërvallën udhëtojnë për në Vatikan dhe Itali - NACIONALE

Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë dhe Gërvallën udhëtojnë për në Vatikan dhe Itali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Vatikan dhe në Itali.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Osmani për atje ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, z. Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

Lajme të ngjashme