Presidentja në takim me Escobar, s’ka konferencë për media
Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ekonomia Online ka publikuar pamje para këtij takimi, ku pranë diplomatit amerikan, është parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ndërkohë, pas këtij takimi nuk do të ketë konferencë për media.
Tensionet në veri, janë çështja kryesore që e shtynë emisarin amerikan që të zhvillojë vizitë në Kosovë gjatë kësaj kohe.
Vlen të theksohet se edhe pas shtyrjes së zgjedhjeve, gjë që e kishin kërkuar edhe ShBA-të, tensionet në veri kanë vazhduar me vendosjen e barrikadave në disa pikave.
Pas kësaj ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq konfirmoi se do t’i kërkojnë misionit të NATO-s që të lejojë vendosjen e trupave serbe në veri.
Bashkë me Escobar, në Kosovë parashihej që të vinte edhe nënsekretari dhe Këshilltari Special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, vizitë kjo që nuk u realizua për shkak që siç raportoi Telegrafi, ky i fundit u infektua me Covid-19.
Escobar, pritet që më vonë ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
