Presidentja ftoi në takim opozitën, LDK-ja: Duan ta mbulojnë dështimin dhe papërgjegjësinë - NACIONALE

Presidentja ftoi në takim opozitën, LDK-ja: Duan ta mbulojnë dështimin dhe papërgjegjësinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] janë deklaruar për media pas ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takimin për të koordinuar për situatën pas tensionve në veri të vendit.

Sipas njoftimit, LDK ka dhënë mbeshtjetje për institucionet teksa ftesa për takim sipas tyre është bërë për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë.

Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme. Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

1 gusht 2022, Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia.

Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.

Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?

Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.

Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit

Lajme të ngjashme