Presidentja flet për raportin me Kurtin: Kam pasë mospajtime të mëdha për Ligjin për Paga, shpresoj të zgjidhet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se megjithëse kanë një bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Kosovës, kanë edhe mospajtimet e tyre.
Osmani në një intervistë në “Radar’ ka deklaruar se kanë bashkëpunim të mirë sidomos në çështjen e sigurisë.
“Ne kemi një bashkëpunim të mirë në kontekt se të kësaj, temës së kufijve, te çështjet e përditshme të sigurisë, pjesa veriore, kemi qytetarë jetojnë atje të cilët e kanë ende frikën që ne e kemi pasë në vitet e 90-ta.” – u shpreh ajo.
Tutje, presidentja deklaroi se ka edhe sektorë në të cilët nuk pajtohen.
“Në pjesët e tjera, ka sektorë ku bashkëpunojmë më shumë, ku më pak. Ka sektorë në të cilët pajtohemi, ka sektorë ku nuk pajtohemi fare. Mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptu që e kemi qëllimin e parë, është jeta e qytetarëve, gjejmë zgjidhje. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve, krijojnë një imazh të keq.” – tha ajo.
Madje, Osmani ka zbuluar se ka pasur mospajtime të mëdha rreth Ligjit për Paga, dhe se të njëjtat janë shprehur e që rrjedhimisht, shpresoi që të merren parasysh këto vërejtje.
“Unë mendoj që është vlerë të cilën Kosova nuk e ka pasë për fat të keq në një kohë të gjatë, që institucionet të punojnë bashkarisht. Ta zëmë në ligjin e fundit për Paga unë kam pasë mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh, të cilat po shpresoj që kanë me u zgjidh edhe kanë me u marrë parasysh këto vrejtje. Sepse ka sektorë që duhet të trajtohen dinjitetshëm, ka sektor që e mbajnë gjallë shtetin tonë, nuk është që nuk kemi mospajtime, por ulemi dhe i zgjidhim ato.” – u shpreh ajo në fund.