Presidenti i Shqipërisë bisedon me Osmanin: Shpreh shqetësimin mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës - NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë bisedon me Osmanin: Shpreh shqetësimin mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur sot në telefon me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin, për situatën delikate në veri.

Presidenti Begaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar se bashkë me presidentin Osmani kanë biseduar edhe për dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe ndalimin e veprimtarisë së tyre.

Begaj tregoi se i shprehu shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajimin në vazhdimin e dialogut mes palëve.

Postimi:

Lajme të ngjashme