“President me 20 për qind të votave”: Hoxha dhe Ramabaja e kritikojnë Macronin për vizitën në Serbi - NACIONALE

“President me 20 për qind të votave”: Hoxha dhe Ramabaja e kritikojnë Macronin për vizitën në Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha dhe Sadri Ramabaja, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shkruar nga një status veç e veç, ku kanë kritikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për vizitën dhe marrëveshjen për shitjen e aeroplanëve ushtarakë për Serbinë. Çfarë shkruan Hoxha e Ramabaja?

Hoxha, që është aktivist i njohur i VV-së nga Shqipëria, shkroi një status goxha kritikues, duke thënë se “Macron, me shitjen e avionëve francezë të luftës, po përpiqrt të stabilizojë mundësinë e luftës së ardhshme në Ballkan”.

Tutje, Hoxha i tha Macronit se është president me 20 për qind të votave.

Presidenti Macron ka vlerësuar edhe shkallën e respektimit të demokracisë në shoqërinë serbe. Natyrisht, ky vlerësim subjektiv mund t'i lejohet. Përderisa vetë është bërë president me diç më shumë se 20 % e votave, demokracia e llojit serb e bën të ëndërroj edhe më mirë për Francën e makronizmit.

Presidenti Macron, me shitjen e avionëve francezë të luftës, po përpiqet të stabilizuar mundësinë e luftës së ardhshme në Ballkan, Natyrisht jo paqëzimin e Serbisë.

Na mbetet t'i urojmë këtij presidenti të Francës suksese në rrënimin e paqes” – ka shkruar Hoxha, ndër të tjera.

Ndërsa Ramabaja, që tash është i veshur edhe me petkun e analistit, shkroi se Franca e Macronit po e rehabiliton “autokratin Vuçiq”. Në shkrimin e tij, Ramabaja vlerësoi se Franca është pozicionuar hapur në favor të Serbisë.

Tutje, Ramabaja tha se “Franca e revolucioneve shoqërore duhet t’i jap përgjigjen meritore këtij politikani atipik”.

Pozicionimi i hapur i Francës pro Serbisë [shihet edhe në editorialin bashkangjitur më poshtë], duke e tërhequr në të njejtën qerre edhe Gjermanin [për të cilën interesat gjeoekonomike prevalojnë mbi vlerat politike të BEsë - shfrytzimi i litiumit për industrinë automobilistike], i shprehur shqeto sidomos në rastin e refuzimit të pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe "çështjes së Urës së Ibrit", e ka nulifikuar marrëveshjen në tërësi.

Kjo vizitë e presidentit të Francës në Serbi, marrëveshjet e shumta që u nënshkruan në këtë kuadër, mbi të gjitha rehabilitimi i plotë i autokratit Vuçiq [pinjollit ideologjik të Sheshelit], janë prova se Macro, me këtë qëndrim, po i kontribuon forcimit të politikave ekspansioniste të Serbisë dhe përhapjes së flakëve të luftës në rajon.

Franca e revolucioneve shoqërore duhet t'i jap përgjigjen meritore këtij politikani atipik dhe ta shpjerë sa më shpejt në pensionin e pamerituar politik” – ka shkruar Ramabaja, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme