Presidenca suedeze e BE-së nis konsultimet për aplikimin e Kosovës: Së pari me 5 shtetet që s’e njohin - NACIONALE

Presidenca suedeze e BE-së nis konsultimet për aplikimin e Kosovës: Së pari me 5 shtetet që s’e njohin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me shtetet anëtare për kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.

Radio Evropa e Lirë raporton se ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i ka nisur personalisht këto konsultime,” por ka deklaruar se se pesë shtet nuk e njohin Kosovën dhe se është e natyrshme që të konsultohen me to se pari. “

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet.” - ka thënë ai.

Ai ka theksuar se ky është vendim procedurat, por edhe politik, prandaj nuk do t’i paragjykojë rezultatet e konsultimeve.

“Është një vendim procedural por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare. Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme