Presidenca: S’ka pasur bojkotim, shtetet e QUINT-it kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni - NACIONALE

Presidenca: S’ka pasur bojkotim, shtetet e QUINT-it kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në media është raportuar për bojkotimin nga amabsadorët e QUINT-it të ceremonisë shtetërore për Ditë e Çlirimit të Kosovës, e që u organizua nga ana e presidentes Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Por këshilltar i presidentes Osmani, Bekim Kupina, deklaroi se s’ka pasur bojkotim. Sipas tij, në ceremony kanë marrë pjesë ambasadorë të shteteve evropiane e aziatike, ndërsa të tjerët janë përfaqësuar me zëvendësambasadorë.

“Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë.” – deklaroi Kupina, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme