Premtimi i Idrizit: Pas banesave të bardha do të renovohen e pajisen me ashensorë të gjitha banesat kolektive në Vushtrri
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka bërë realitet edhe një pretim të tij.
Ai ka bërë me dije se pas banesave të bardha do të renovohen e pajisen me ashensorë të gjitha banesat kolektive në Vushtrri.
Në profilin e tij në “Facebook”, Idrizi ka postuar një video ku tregohet se si premtimi i tij është bërë realitet.
“Nga premtimi në realitet. Transformimi i banesave të bardha ka nisur rrugën e ndryshimit, dhe puna do të vazhdojë edhe te banesat e tjera kolektive në komunën tonë. ✅ Së shpejti, këto banesa do të pajisen edhe me ashensorë, për një jetesë më komode dhe moderne. 🏢 I gëzofshin të gjithë banorët!”, ka shkruar ai.