Prej 'nuk i shtrihem unë Grenellit, si këta të LDK-së' te Grenelli emisar për kriza në botë, qe qysh e pati nisur Kurti - NACIONALE

Prej 'nuk i shtrihem unë Grenellit, si këta të LDK-së' te Grenelli emisar për kriza në botë, qe qysh e pati nisur Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk i shtrihem unë Grenell-it, si këta të LDK-së.

Në këto lartësi e kishte gdhendur fyerjen ndaj Richard Grenellit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur po votohej mocioni i votëbesimit ndaj tij.

Kjo referencë, jo për pak kënd e lexuar si thumb me paramendim ndaj orientimit seksual të emisarit, ishte marrë e përpunuar masivisht si sulm i tillë ndaj tij: në veçanti në grupin qindra-mijëra anëtarësh“#meKryeministrin”.

Demonizimi ndja Grenell kishte tejkaluar çdo matje.

Grenellin e kishte përcaktuar, fjalëpërfjalshëm, përgjegjës për rrëzimin e qeverisë së vet – që e kishte justifikuar me një fjalëgoje të ish-ministrit të brendshëm, Agim Veliun.

“Vendimmarrjen e kanë marrë prej Grenellit. Edhe unë kontaktoj me Grenellin, por nuk mendoj që dikush duhet të shkojë e të shtrihet te Grenelli”.

Vendimmarrja duhet të vijë vetëm nga populli, u drejtohet Kurti deputetëve teksa po e rrëzonin – “(...) nuk gëzon të vijë nga faktorë të tjerë (prej Grenellit)”.

Këtu do niste i mbarë sulmi...

“Albin Kurti lëshoi një akuzë therrëse ndaj Richard Grenell...se ia rrëzoi qeverinë...për hir të një fitoreje diplomatike për Trump”;

Kështu e niste tekstin prestigjiozja “The Guardain” në ditën kur Kryeministri i Kosovës, Alnbin Kurti, u ishte drejtuar audiencave ndërkombëtare për t’u treguar se “qeverinë...ma rrëzoi Grenelli”.

“Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë”, thoshte Kurti para asaj audience – lajm ky me të cilin do të shërbeheshin prestigjiozet ndërkombëtare kundrejt Donald Trump, i cili po përballej me rënien nga pushteti ndaj Joe Biden

Arsyeja, shpjegonte Kurti: Vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

"Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore," shtoi Kurti.

Menjëherë i kishte përvishur duart me mesazh të drejtpërdrejtë se “Kosova është shtëpia jonë” ndërsa vota e mosbesimit në Kuvendë të Kosovës, ishte mosbesimi i Grenellit.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”, kishte shkruar Kurti.

Në të njëjtat tone sulmesh ishte edhe tash-Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – rënien e Administratës Trump më 2020 ajo e kishte marrë për gëzim, e për më tepër atë të Grenellit.

“Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter”, kishte shkruar Gërvalla.

Grenell, ka kohë që e quan Kurtin në rrjete sociale eksplicit si “anti-amerikan” dhe e vendos gishtin singullarisht nga ai për destabilizim të rajonit.

Hiç më larg se sot Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ShBA-ve, e caktoi atë zyrtarisht si të dërguar special të vet për vatrat e krizave në botë – post ky me fushëveprim shumë të gjerë e që mund ta përfshijë edhe Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka provuar të jetë i rezervuar në referencat e tij të sotme ndaj Richard Grenell – duke u lëshuar para disa muajsh në zhdërvjellësi verbale se “ta shohim a fiton ai që s’dihet a fiton – dhe ta shohim a e zgjedh atë që s’dihet a e zgjedh”.

Lajme të ngjashme