Prej 'e ndërroj lojën' në 'nuk e dua më': Pahori heq dorë nga synimi për ta pasuar Lajçakun, qe pse
“Dikush që mund ta ndërrojë lojën”.
Normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi ia kishte vendosur syrin – dhe ishte ofruar që të investohej me tërë biografinë dhe përvojën e tij për ta parë atë proces të përmbyllej.
Tash Borut Pahor u deklarua se më ka hequr dorë nga ky synim për të cilin shprehej se do të mund ta ndërronte në thelb.
Ish-presidenti slloven, doli me një letër-shpjegim se pse më jo: dhe, ky shpjegim jehon atë çfarë kishte thënë në një intervistë në korrik.
Arsyeja del të përkthehet, në fjalët e tij, kështu: se një politikan i kalibrit të vet “po u duket shumë” burokratëve të unionin evropian, dhe se ata po shohin për “diplomat”.
POJASNILO glede razpisa Visoke predstavnice EU za zunanjo in varnostno politiko za odposlanca za Dialog Beograd Priština in druga regionalna vprašanja: pic.twitter.com/3KNGdpCrtD
— Borut Pahor (@BorutPahor) January 3, 2025
Kur – dhe pse jo – Pahori?
Prej kur ishte emëruar Miroslav Lajçak si fascilitues, protesta në Prishtinë kishte qenë e menjëhershme: ish-Presidenti, Hashim Thaçi.
Sepse nga një shtet mosnjohës: dhe kishte rikujtuar se si ky i fundit – ish-ministër i jashtëm sllovak – kishte votuar kundër Kosovës në UNESCO.
Por, më i shpresshëm ndaj tij, në fille, ishte Albin Kurti – deri sa më nuk ishte dhe e kishte vendosur në ekuacion të jetësimit të ineresave serbe.
Kur Lajçakut po i sosej koha e mandatit të tij: në skenë ishte paraqitur Borut Pahor: ish-kryeministër e ish-president i Sllovenisë: mik e dashamirës i Kosovës, njohës prej-së-brendi i politikbërjes serbe prej shpërbërjes së Jugosllavisë, nismëtar i procesit të Brdo-Brijunit...atributet vijojnë...
Borut Pahor nuk ishte dikush që i përzbuste fjalët në zhargonte shterrpe diplomatike, ku u vërteta mbulohet në shtresa kujdesi të komunikimit publik.
Banjskën e quante tamam: “Diçka që ngjan hapat e parë të ushtarëve rusë në Krime”.
Por, edhe për Asociacionin ishte i bindur se do të arrinte ta jetësonte pavarësisht ngurtësisë së palës kosovare ndaj atij institucioni.
“Po të mendoja se kjo s’do të mund të bëhej (themelimi i Asociacionit) nuk do të garoja për këtë pozitë”, i pati thënë në korrik të 2024’ës Pahor medias N1.
Pa asnjë ekuivoke, ishte shprehur ai, “kam referencat që më bëjnë më të mirin” për të ndërmjetësuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Por, e dinte – ose e parashikonte – që BE-ja mund të jetë e interesuar “në një diplomat” e jo në një politikan “të këtij kalibri”: referuar vetes.
Gati gjashtë muaj më vonë: Pahor tërhiqet.
Njoftoi para dy ditësh se më s’është i interesuar të aplikojë për postim e pasuesit të Lajçakut – dhe shpjegoi se pse.
“Përmes bisedave të shumta jo-formale, m’u bë e qartë se kërkojnë diplomat e jo politikan”, shkroi përmnes një letre Borut Pahor.
Dhe çka do të thotë kjo për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi? Thjesht vazhdimësi “e dialogut teknik...i cili nuk ka qenë i suksesshëm”:
“Ka ardhur koha për një politikan në këtë pozitë dhe për ndërhyrje politike, natyrisht nën udhëzimet e Përfaqësuesit të Lartë. Frika se mund të jem unë arbitrar për shkak të posteve të mia të larta poltiike në të kaluarën është e pabazë”, shkroi Pahor.
Denocnimet e Kurtit ndaj Lajçakut...
Në shtator të vitit të kaluar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte mbajtur konferencë të zjarmshme për media ku e kishte akuzuar Miroslav Lajçakun, se në koonspirim me Aleksnadar Vuçiqin kishte synuar jetësimin veç të gjysmës së marrëveshjes: përkatësisht vetëm Asociacionin.
Kishte dërguar letra në Uashginton, Paris, Romë, Berlin e Londër duke akuzuar Borrell-in dhe Lajçakun për “kolludim (do të thotë: bashkëpunim të fshehtë) me Rusinë”.
Ish-emisari amerikan për rajon, Gabrile Escobar e kisthe quajtur përmbajtjen e asaj letre “faktualisht gabim” dhe se ShBA-ja është e investuar në mbështetje të Miroslav Lajçakut.