Pranimi i prova nga MUP-i serb, Gashi i LDK-së: Të ndalohen, të amandamentohet Ligjin për Gjykatën Speciale
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka kritikuar veprimin e Gjykatës Speciale, e cila në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së ka pranuar prova nga PUP-i serb.
Ai ka vlerësuar se këto materiale janë të fabrikuara nga një regjim kriminal siç ka qenë ai i Sllobodan Millosheviqi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare.
“Drejtësi, jo farsë! Marrja dhe përdorimi i materialeve të prodhuara nga institucionet represive të ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë si prova në Dhomat e Specializuara, përbën shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Këto materiale janë të fabrikuara nga një regjim kriminal, gjenocidal, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi — regjim që ka ushtruar dhunë sistematike, gjenocid dhe spastrime etnike në Kosovë dhe rajon. Të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.
Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të veproi në raport me Specialen.
“Këto institucione kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes, kanë hetuar me standarde ndërkombëtare dhe kanë ndërtuar dosje të besueshme. Prandaj, përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga aparati shtetëror serb është i papranueshëm dhe cenon rëndë integritetin e drejtësisë në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë! • Të nxjerrë një ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet represive të Serbisë si prova në gjykatat vendore apo ndërkombëtare që kanë juridiksion mbi Kosovën. • Të amandamentojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe, nëse është e nevojshme, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale. Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi”, ka shkruar ai.