Pozhari tenton të duket ironik, dështon keq pasi ia huq me fotografi
Analisti Xhevdet Pozhari ka tentuar të ironizojë me aktivisten Zana Avdiu, e cila ditë më parë kritikoi gjestin e futbollistit zvicran me origjinë shqiptare, Granit Xhakës, por ia ka huqur me fotografinë të cilën e ka postuar.
“Sjellje prej rrugaçi e lojtarit kroat pas fitores ndaj Brazilit“, ka shkruar Pozhari.
Por, Pozhari ka përzgjedhur gabimisht fotografinë, pasi fotografia e postuar nga ai nuk është momenti i festimit të fitores të Kroacisë kundrejt Brazilit.
Në fakt, fotografia e postuar nga Pozhari është festa pas golit të barazimit, të cilin e shënoi Petkoviq.
Në terma gazetaresk, kjo çfarë ka bërë z. Pozhari është informim i rremë, pasi fotografia nuk korrespondon me përshkrimin.