Pozhari e “godet” Abdixhikun: Është rrenc me shkollë, super rrenc
Xhevdet Pozhari, analist, ka folur rreth marrëdhënies së tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilën e kritikon goxha shpesh në profilin e tij në Facebook, por edhe në deklarata publike në televizione.
Ai ka treguar se dikur e ka përkrahur Lumir Abidxhikun, kryetari i LDK-së.
“Lumir Adbixhikun një kohë të gjatë e kam pëkrahur.” – thotë ai në Podcastin me gazetarin Mirlind Behlulin.
Por tashmë ai ka një mendim tjetër për Abdixhikun, i cili tash është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Kur rrejën, këtu jam alergjik. Rrenc kështu me shkollë, a e di? Edhe me kanë ekonomist, edhe me rrejtë me shifra, bëhesh super rrencë.” – tha ai, deklaratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.
