“POV” Ep.14: Të rejat e fundit nga hulumtimi për njëhsorët elektrikë, seanca gjyqësore e raportime nga terreni
Episodi i 14-të i emisionit “POV”, i transmetuar më 5 prill 2026, solli në fokus disa tema të rëndësishme; përmes hulumtimeve dhe raportimeve nga gazetarët e emisionit dhe stafi i Gazetws Nacionale.
Gazetari Oqean Dermaku prezantoi të rejat më të fundit nga hulumtimi i tij lidhur me njëhsorët elektrikë, duke hedhur dritë mbi çështje që lidhen me funksionimin dhe menaxhimin e tyre. Ky raportim solli detaje të reja që pritet të nxisin reagime dhe diskutime të mëtejshme.
Ndërkohë, Arber Ramadani trajtoi një tjetër temë të ndjeshme, duke folur për skandalin që lidhet me ekspozitën e masakrave, ku sipas raportimit janë përdorur të dhëna të pasakta. Kjo çështje u paraqit si shqetësuese për mënyrën se si trajtohen tema të ndjeshme historike.
Mysafire në studio ishte edhe Eriola Cacaj, e cila prezantoi dy raportime të saj nga Gjykata, duke sjellë zhvillime konkrete nga proceset gjyqësore dhe duke informuar publikun për rrjedhën e tyre.
Po ashtu, gazetari Burim Pacolli kontribuoi me dy kronika nga terreni. Njëra trajtonte problemet me furnizimin me energji elektrike, ndërsa tjetra fokusohej në gjendjen e një rruge të dëmtuar në Prishtinë, duke pasqyruar shqetësimet e qytetarëve.