“Popular Now” - Martin Berishaj super i kërkuar në Facebook
Përkundër heshtjes totale nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe disa mediave të afërta me ta, të cilat po mundohen që të mos e përmendin saktësisht skandalin në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, qytetarët tashmë po kërkojnë me të madhe lajme me emrin e ambasadorit.
Nëse kërkon në Facebook me emrin e Martin Berishaj, tashmë të del fjalia “popular now” përmes së cilës rrjeti social i jep epitet kërkimeve që bëhen nga përdoruesit. Brenda një dite, kërkimet me emrin e ambasadorit Berishaj si duket janë shtuar aq shumë sa tashmë lajmet për të kanë vërshuar rrjetet sociale.
Lexoni disa nga lajmet për këtë temë që janë publikuar në Nacionale.