Politologu serb thotë që Asociacioni ishte më i mundshëm para Ohrit se sa tash - NACIONALE

Politologu serb thotë që Asociacioni ishte më i mundshëm para Ohrit se sa tash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas politologut Ognjen Gogiq, mundësaia që “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet pas takimit të Ohrit është më i vogël tash se më herët”.

Pala serbe po insiston që tashmë Asociacioni ka marrë prioritet në takimin e Ohrit. Por, politologu serb nga Kosova e beson krejtësisht të kundërtën.

Sipas Gogiqit, meqë Kosova nuk mundi të merrte atë që e dëshironte – e që ishte njohja de jure nga Beogradi – atëherë nuk mund të pritej prej saj që të bënte koncesionin më të madh, e që ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Pozicioni i Beogradit ishte që Asociacioni duhej të formohej para se të pranohej Propozimi Evropian, më pas se do të ishte prioritet në të, dhe tash Asociacioni as nuk është përmendur...” – tha z. Gogiq për Danas.

“Para Ohrit, kishte momentum për formimin e Asociacionit. Në Kosovë, kishte pasur konsultime në lidhje me statutin, dhe Escobari me Lajçakun deklaruan se duhej të formohej pa asnjë kusht. Sidoqoftë, ai momentum tashmë do të humbet,” – u shpreh ai.

Por, çka sa i përket Nenit 7?

Gogiq thotë se Kurti mund të hedhë propozimin për formimin e një këshilli kombëtar për komunitetin serb, si ai që ekziston në Kroaci.

Lajme të ngjashme