Politologu Ramadani tregon ‘hilenë’ në kërkesën për bojkotimin e produkteve serbe - NACIONALE

Politologu Ramadani tregon ‘hilenë’ në kërkesën për bojkotimin e produkteve serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu dhe sociologu kosovar, Shkodran Ramandani, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke komentuar deklaratat e qeveritarëve për bojkotimin e produkteve serbe.

Ramadani është shprehur se dikur kërkesa për bojkotimin e produkteve serbe i bëhej Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë që sot, siç shprehet ai, “ka ndërruar shënjestra”.

“...krejt kjo e ka një hile të poshtër sepse po kursehet qeveria më hipokrite ndonjëherë, që mori votat duke premtuar reciprocitet me Serbi, por qëkur e mori pushtetin, çdo muaj po thyen rekorde të reja të importit të mallrave nga Serbia.” – ka argumentuar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai beson që bojkotimi i produkteve serbe mund të institucionalizohet vetëm përmes metodave politike.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme