Politikanja serbe kritikon Vuçiqin për votimin në KE kundër Kosovës: Rajoni u solidarizua me tragjeditë në Serbi
Në një intervistë të dhënë për N1, politikanja serbe Jelana Jeriniq ka bërë kritika ndaj presidentit serb Aleksander Vuçiq për votën kundër që Serbia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Jeriniq ka shprehur që është turp për presidentin për mungesën e empatisë së tij për Kosovën, ndërsa ka theksuar se gjithë rajoni u solidarizua me Serbinë pas dy ngjarjeve tragjike.
“Rajoni u solidarizua me aksidentet që ndodhën në Serbi, dhe ju e patë reagimin e presidentit për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, fare pa empati,” - ka deklaruar ajo në N1.
SRAM BILO VUČIĆA ŠTO SE SUPROTSTAVLJA ČLANSTVU KOSOVA U SAVET EVROPE!
— Detektor laži (@LaziDetektor) May 7, 2023
Jelena Jerinić - poslanica NDMBG, preko N1 poručuje:
"Region saoseća sa nesrećom koja se dogodila u Srbiji a videli ste kakva je reakcija predsednika bila na glasanje za ulazak Kosova u SE, bez empatije!" pic.twitter.com/S4wEUun7JZ
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi muajin e kaluar që të dorëzoj në Asamblenë Parlamentare aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
Suksesi i Kosovës në fazën e parë drejt anëtarësimit në KE, e ka nervozuar qeverinë e Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me këtë ngjarje, kishte deklaruar se një vendim i tillë ishte i pritshëm. Në deklaratën e tij, Daçiqi theksoi se delegacioni i Serbisë ka votuar kundër, ndërsa pas votimit, është larguar nga salla.
“Kjo ditë me rastin e atij vendimi sigurisht që përfaqëson muzgun e statutit të Këshillit të Evropës, sepse për herë të parë kërkesa e diçkaje që nuk është shtet dhe që nuk njihet nga OKB-ja dhe për një territor që është, nuk po konsiderohet një anëtar i OKB-së.” - deklaroi Daçiq.