“Politico” merr vesh: Kush është gruaja që mund të vijë në vend të Josep Borrell? - NACIONALE

“Politico” merr vesh: Kush është gruaja që mund të vijë në vend të Josep Borrell?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekziston një skenar në të cilin të gjithë presidentët e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian mund të jenë gra. Të paktën, kështu shkruan mediumi i njohur “Politico”.

Në një artikull, thuhet se mediumi ka dëgjuar së fundi shumë për katër emra, që mund të marrin rolet kryesore në Këshillin Evropian, në Komision e Parlament, plus si shef i Politikës së Jashtme, pozitë që aktualisht e mban Josep Borrell. Këto pozita, pritet të ndryshohen pas zgjedhjeve evropiane në qershor.

Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, sipas “Politico”-s, mund të jetë personi që do të vijë si Përfaqësuese e Lartë e Bllokut për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.

“Është ekipi im i ëndrrave.” – citohet të ketë thënë një diplomat në kushte anonimiteti. “Do të dërgonte një mesazh shumë të fuqishëm”.

Ndërkohë, në fund theksohet qartë se BE-ja nuk e ka edhe një “të kaluar të mrekullueshme”, kur është puna te emërimi i grave në pozita seniore.

Këtu, përjashtim bën pozita e shefit të politikës së Jashtme, ku deri më tani, dy prej tre personave që kanë mbajtur këtë detyrë kanë qenë gra, Catherine Ashton nga Britania e Madhe dhe Federica Mogherini e Italisë, para se Josep Borrell i Spanjës ta merrte këtë pozitë pas zgjedhjeve të kaluara.

Lajme të ngjashme