Policia spanjolle konfiskon 4,5 tonë kokainë me vlerë të 105 milionë eurove - NACIONALE

Policia spanjolle konfiskon 4,5 tonë kokainë me vlerë të 105 milionë eurove

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia spanjolle ka konfiskuar 4,5 tonë kokainë, sasi që në tregun e rrugës besohet se do të shitej për rreth 105 milionë eurove, pas bastisjes së një anijeje me gjedhe afër Ishujve Kanari këtë javë, thuhet në një deklaratë të publikuar të shtunën.

Anija ishte ndalur në disa porte në rreth dhjetë shtete para bastisjes së të martës dhe policia tha se trafikuesit e drogës kishin filluar që të përdornin anije për transportimin e gjedheve, sepse ishte më vështirë për policinë që ta përcillte dërgesën e tyre të paligjshme.

“Organizatat ndërkombëtare po përdorin metoda të reja për transportimin e drogës nga Amerika Latine në Evropë, duke i përdorur gjedhet për t’i bërë më të vështira kontrollin dhe gjetjen e vendndodhjes”- thuhet në deklaratën e policisë spanjolle.

Policia arrestoi 28 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Orion V” me flamur të Togos, e cila ishte përcjellë nga Kolumbia në një operacion të autoriteteve spanjolle e amerikane si dhe policisë togoleze, raporton agjencia “Reuters”.

Policët shkarkuan dhjetëra kuti me kokainë në portin e Las Palmas-it, në ishullin Gran Canaria.

Lajme të ngjashme