Policia shkoi për ta arrestuar një serb të përfshirë në dhunën në veri: U sulmuan edhe policët - NACIONALE

Policia shkoi për ta arrestuar një serb të përfshirë në dhunën në veri: U sulmuan edhe policët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Detaje të reja janë zbuluar pas lëshimit të alarmit në Mitrovicën e Veriut.

Jozyrtarisht është raportuar se Policia e Kosovës ka shkuar për ta arrestuar një serb të dyshuar, si i përfshirë në dhunën e ushtruar në veri.

Me të kuptuar këtë lajm, serbët pjesë grupeve kriminale janë mbledhur dhe kanë filluar gjuajtjet me gurë në drejtim të Policisë.

Mediat serbe raportojnë se Policia ka përdorur gaz lotjsellës.

Nacionale do të ofrojë detaje të reja.

Lajme të ngjashme